5 Ushqimet me te shendetshme per vaktin e mengjesit

7f47510cdcd853304406bbb124c61c21.jpg

 

Mjedra

Një filxhan mjedrash na jep 8 gramë fibra (dy herë më shumë sesa ka në një filxhan luleshtrydhesh). Çfarë është e mira e kaq shumë fibrave? Kërkimet e fundit e publikuara në “Journal of Nutrition” sugjeron të hamë më shumë mjedra për të parandaluar rritjen në peshë ose edhe për të rënë në peshë. Gjatë zhvillimit të studimit dyvjeçar, shkencëtarët kanë zbuluar që rritja e sasisë së fibrave me  8 gram për çdo 1000 kalori rezulton në rreth 2 kg e gjysmë rënie në peshë.

14a3f57c0170421243498ffebe4bbf44.jpg

Qull  tërshëre

Tërshëra ju ndihmon të humbisni peshë në dy mënyra. E para, ajo përmban fibra dhe ju bën të ndiheni të ngopur më gjatë. E dyta, në një studim në “Journal of Nutrition” thuhet që konsumimi i një mëngjesi me karbohidrate me “çlirim të ngadaltë” siç janë tërshëra dhe krundet, 3 orë para ushtrimeve fizike mund të ndihmojnë në djegien e yndyrnave. Si? Duke ngrënë nga këto karbohidrate sheqeri në gjak nuk rritet aq sa po  të përdorim karbohidrate të përpunuara (si për shembull bukë të bardhë). Si pasojë, nivelet e insulinës nuk ngrihen shumë. Duke qenë që insulina luan një rol në sinjalizimin e trupit për të depozituar yndyrnat, një nivel i ulët i sheqerit në gjak bën që t’i djegësh më lehtë ato.

f1f87bf3ba0b48ce25435f62f95edaf3.jpg

Kos

Një studim i publikuar në “New England Journal of Medicine” i nxjerrë nga universiteti i Harvardit bënte të ditur cilat ushqime kanë të bëjnë me ndryshimet në peshë, duke renditur 5 top ushqimet që nxisin rrëzimin e kilogramëve të tepërt. Kosi  është një nga ato! Një tjetër arsye për të ngrënë kos: proteinat që ai përmban mund t’ju japin një ndihmë shtesë nëse kërkon të dobësohesh. Kufizo kaloritë dhe sheqernat e panevojshme duke zgjedhur kos të thjeshtë me pak yndyrë. Nëse ke nevojë për një mëngjes më të ëmbël shto ca fruta të freskëta, për shembull mjedra dhe ke bërë dy zgjedhje të zgjuara menjëherë.

1a22e432d34c4b3a8c27a78bb66b47cf.jpg

Gjalpë kikiriku

Frutat e thata janë gjithashtu një nga 5 ushqimet që kërkuesit e Harvardit thonë që ndihmojnë humbjen e peshës. Mund të shtoni një ose dy lugë gjalpë kikiriku në tostin me bukë të zezë (një karbohidrat me djegie të ngadaltë), por gjithashtu mund të shtoni fruta të thata në bollgur (një tjetër karbohidrat me ritëm breshke djegieje).

4588685acb0393235c7d05aa6a28993f.jpg

Vezë

Vezët na japin proteina, të cilat janë shumë të nevojshme për kë mban dietë. Krahasuar me karbohidratet dhe yndyrën, proteinat ju mbajnë të ngopur më gjatë. Plus që në një studim ata që hanin vezë në mëngjes ndjeheshin të ngopur më gjatë dhe humbën dy herë më shumë peshë sesa ata që merrnin të njëjtën sasi kalorish nga një bagel (lloj panineje e mbushur) për mëngjes.

Qysh me bo pite?

712217-7-1294177761802
Pite katrore me spinach

Përbërsit e nevojshëm:

-Ujë
-Kripë
-Vaj
-Miell
-Spinach

Procedura:

-Fillimisht sigurohesh nese i ke te gjithe perbersit e nevojshem per pergatitjen e ketij ushqimi.
Marrim nje ene te thelle, te mbushur me shume se gjysma me miell, i hedhim uje te vaket me 1 luge kryp deri sa te formohet brumi (Te mos ngjitet ne duar).
Pastaj duhet tá leme brumin te qendroj per 15 min ne temperatur te dhomes.
pasi te fryhet brumi, ndahet ne dy pjese, pastaj prap keto dy pjeset i ndajme secilen ne 10 pjese te vogla.
Pas kesaj fillojme i shtrijme nje nga nje duke i lyer me vaj nje mbi nje.
Pjesen e pare( deri sa te shtrihen 10 pjeset e para te vogla) e marim dhe e shtrijme ne tepsi ne forme katrore, dhe mbi te e hedhim spinachin e pergaditur.
E njejta procedur vlene edhe per 10 pjeset tjera te brumit.
E shtrijme mbi spinach dhe e lyejm me vaj.
Pastaj e fusim ne furre te pjeket ne temp. 270 grad, per 20-30 min.
Dhe pastaj eshte e gatshme per tú servuar.

Ju befte mire!

Design a site like this with WordPress.com
Get started